Një rrugëtim për përparimin e shpejtë të liderëve tanë të së ardhmes

Në A1, ne besojmë në fuqizimin e punonjësve tanë për t’u rritur, për të marrë përgjegjësi dhe për të formësuar të ardhmen. Një nga mënyrat se si e bëjmë këtë është përmes Programit për fuqizimin e potencialeve (EPP)— një rrugëtim zhvillimi ndërkombëtar për punonjësit që duan të zgjerojnë ekspertizën dhe aftësitë e tyre udhëheqëse.

Çfarë është Programi për fuqizimin e potencialeve?

Programi për fuqizimin e potencialeve është një udhëtim mësimi i përzier 6-mujor, i hapur për të gjithë punonjësit ambiciozë nga të gjitha vendet ku operon A1, që synojnë të shkëlqejnë dhe të kalojnë kufijtë e rolit të tyre. Pjesëmarrësit e përzgjedhur punojnë në grupe të vogla në projekte strategjikisht të rëndësishme në tema të ndryshme. Gjatë gjithë programit, ata udhëhiqen nga mentorë, ekspertë trajnimi dhe përgjegjës të temave. 

Si e mbështet Programi zhvillimin e punonjësve?

Përveç forcimit të aftësive të tyre udhëheqëse, thellimit të ekspertizës në tema strategjike dhe zgjerimit të rrjetit ndërkombëtar, pjesëmarrësit fitojnë përvojë të vlefshme përmes projekteve me ndikim të lartë. Këto përvoja rrisin dukshmërinë e tyre brenda organizatës dhe i pajisin me besimin për të ndërmarrë hapin e radhës në karrierën e tyre.

Kjo përvojë më mësoi shumë rreth lidershipit, punës në grup dhe besimit — dhe më lejoi të ndërtoj marrëdhënie të forta me kolegë në vende të ndryshme.

Programi në përmbledhje

Programi për fuqizimin e potencialeve (EPP) kombinon të mësuarit, inovacionin dhe zbatimin praktik. Shtyllat kryesore të udhëtimit janë:

1. Hulumtimi i thellë i strategjisë

Hulumtimi i thellë i strategjisë – Angazhohuni me temat kyçe, kuptoni strategjinë tonë dhe krijoni ekipe projektesh.

2. Zhvillimi i projektit

Krijoni ide dhe zgjidhje, eksperimentoni, dizajnoni dhe testoni prototipa për sfida reale të biznesit mbi temën që keni zgjedhur. 

3. Zhvillimi i aftësive udhëheqëse (lidershipit)

Kuptoni dhe forconi aftësitë udhëheqëse, përmirësoni bashkëpunimin dhe planifikoni rritjen tuaj të ardhshme.

4. Prezantoni Projektin tuaj

Përmirësoni aftësitë e tregimit, prezantoni rezultate konkrete dhe zgjidhje të mbështetura në të dhëna për liderët e strategjisë. 

Gati për të përshpejtuar rritjen tuaj?

Filloni udhëtimin tuaj të mësimit së bashku me ne.


Rritja ndodh çdo herë që tejkalojmë atë që ishim dje.


Këtu do të gjeni kujdes – kujdes që ju lidh ju, ekipin tuaj dhe botën përreth jush.


Të fortë së bashku, edhe kur kohërat bëhen të vështira