Udhëtoni me Anën nëpër botën e A1 Future Hub
Si të përgatitemi për të ardhmen (e paparashikueshme) ?
Viti 2020 na mësoi se bota nuk mund të ndryshojë brenda natës, pa paralajmërim. Edhe pse ajo ishte shumë e rëndë për të gjithë ne, përplot me turbulenca, pasiguri dhe sfida, prapë se prapë na mësoi se përvojat më të rënda për ne, në fakt më së shpeshti i japin edhe mundësitë më të mëdha për përmirësim, rritje dhe zhvillim. Një prej citimeve më të pëlqyera për mua është “Mënyra më e mirë për ta parashikuar ardhmërinë është që ta krijoni atë”.
Ata që më njohin do të thoshin se mësimi dhe zhvillimi janë pasioni im personal sepse vetëm ashtu të përgatitur mund ta presim ardhmërinë e paparashikuar. Mësimi dhe leximi janë miqtë e mi besnik që nga mosha e vogël, si dhe kurioziteti për sferat e ndryshme që më nxitë të mësoj vazhdimisht gjëra të reja dhe në këtë mënyrë të sfidoj status-quo-n në mjedisin ku punoj dhe jetoj. Për këtë arsye ishte tepër e lumtur kur u bëra pjesë e një ekipi të vogël por ambicioz të A1 Maqedonisë dhe Kroacisë, që kishte një qëllim të madh – të mundësojë dhe përshpejtojë njohuritë e reja të së ardhmes për të gjithë 3.000 kolegët tanë në A1.
Si do ta arrijmë këtë?
Kemi punuar me mund që të krijojmë një program të integruar që do të përgjigjet ndaj nevojave dhe sfidave të kohës së re, të digjitalizimit të përshpejtuar, si dhe strategjisë tonë të biznesit, të cilat imponojnë shkathtësi dhe kompetenca të reja që duhet t’i zotërojmë për të qenë konkurrues në vendet e punës.
Kemi identifikuar sferat kryesore që duhet të jenë në foksin tonë kryesor të zhvillimit tonë personal, që janë: 5G, Data Analytics & AI, Process Automation, Digital & Groëth Marketing dhe Agile organization. Krahas këtyre temave, në periudhën e ardhshme do të fokusohemi edhe në zhvillimin e shkathtësive prej lideri, që nevojiten në të ardhmen dhe për njohuritë themelore profesionale të kolegëve tanë.
Fuqizimi i kulturës për mësim është risi në kompaninë tonë. Vitin e kaluar përmes 50k Learning Challenge e kemi nxitur qasjen pro aktive ndaj mësimit të shkathtësive të reja, me fokus të veçantë ndaj shkathtësive digjitale duke arritur rezultate të shkëlqyeshme së bashku.
Tani shkojmë një hap përpara, por përgjegjësia për zhvillimin personal qëndron te secili punonjës, secili nga ne
Çfarë është А1 Future Hub?
E aplikuam A1 Future Hub, si një program i ri dhe unik për zhvillim, i dizajnuar që të përkrah zhvillimin profesional dhe personal të secilit punonjës në A1 në të gjitha nivelet përmes trajnimeve formale. Theksi është vënë në tri sfera të zhvillimit:
– Future leaders program mundëson përmirësimin e shkathtësive menaxherie të së ardhmes përmes dy programeve- Neë managers dhe Leaders for the Future.
– Future and Digital Skills program ofron mundësi për përgatitjen e mënyrave të reja të punës dhe përfitimit të njohurive për teknologjitë e reja me përzgjedhjen ndërmjet tri programeve: Talent for the Future, Learn Digital Skills dhe Agile Organization.
– Expert Essentials program ofron mundësi për të fituar njohuri kyçe të ekspertëve dhe shkathtësi të “buta” specifike për funksione dhe sektorë të caktuar.
Por zhvillimi nuk përfundon me programin, përkundrazi trajnimet e programit janë vetëm fillimi. Hulumtimi i rregullt i mundësive për zbatimin dhe përdorimin e shkathtësive të fituara në praktikë, janë kusht i domosdoshëm për të qenë më të mirë dhe për të përparuar. Mësimi është i suksesshëm vetëm kur do të shfrytëzohet në praktikë, gjatë punës së përditshme.
Cilën (të paktën) një shkathtësi do ta mësoni në vitin 2021? 🙂 Realizoje!