Krijo përvojë që dëshiron ta jetosh, është njëra prej mundësive që i ofron kompania për punonjësit e vet..
Maja Ançevska Cvetkovska
Maja Ançevska Cvetkovska

A1 Maqedoni vazhdimisht punon në krijimin e zgjidhjeve të reja, vendosjen e aktiviteteve dhe praktikave të reja, produkteve inventive dhe kanaleve për komunikimin me klientët, ndërsa të njëjtat realizohen në mënyrë unike. Në mënyrë unike kompania pozicionohet edhe kur janë në pyetje të punësuarit, duke vendosur vazhdimisht praktika të reja që kontribuojnë në motivimin e tyte, produktivitetin, baraspeshën më të mirë ndërmjet kohës private dhe kohës së kaluar në punë, praktikat që nxisin mësimin dhe përparimin në karrierë.

Krijo përvojë që dëshiron ta jetosh, është njëra prej mundësive që i ofron kompania për punonjësit e vet. Duke filluar nga qasja inventive e vendosjes së shpalljeve, mënyra e realizimit të intervistave, punësimit dhe mundësisë për praktikë, A1 Maqedoni me siguri është kompani që i hap dyert e botës së saj për të rinjtë dhe profesionistët me perspektivë. Menjëherë pas fillimit të tyre, vetëm në vitin 2020, më shumë se 45 talentë të rinj të cilët kanë filluar si praktikantë, kanë bërë një hap në karrierën e tyre duke u bërë zyrtarisht të punësuar dhe pjesë e familjes së madhe të A1 Maqedoni.

Të qenurit praktikant është një fillim i shkëlqyeshëm për të gjithë që duan përvoja dhe njohuri të reja. A1 Maqedoni gjithmonë i hap dyert për ata që dëshirojnë të ndërtojnë rrugën e karrierës së tyre në mënyrën e drejtë, hap pas hapi. Besojmë se ajo që i lëviz praktikantët e rinjë dhe të sapopunësuarit është ndjenja se kontribuojnë për A1 Maqedoni, se janë pjesë e imazhit të madh, strategjisë dhe kulturës, nxitjes drejt mënyrës së jetës digjitale dhe mënyrave inventive të punës.

Ne jemi pjesë e një kompanie ndërkombëtare e cila udhëhiqet nga besimi, puna ekipore dhe mënyra e shkathët e punës. Kurrë nuk ka qenë me e lehtë të shkëmbesh njohuri të ekspertëve si pjesë e një grupacioni të madh ose të punësh në ekipe ndër sektoriale dhe projekte ndërkombëtare ose të kesh në pëllëmbë të dorës teknologjitë më bashkëkohore të sferës, por edhe ajo që është më e veçanta e kësaj kompanie është kremtimi i sukseseve dhe arritjeve të përbashkëta. Ajo bëhet në mënyrë të vetme dhe unike të A1.

Cili është çelësi i suksesit? Si të keni sukses?
Vetëm duhet ta bëni hapin e parë dhe të lejoni gjërat të ndodhin. Është më rendësi që ta njihni mundësinë dhe t’i përgjigjeni, të keni dëshirë për të mësuar dhe kështu të bëheni ekspert të ardhshëm të një fushe të caktuar.

Ajo që A1 Maqedoni mundet me siguri të ofrojë është puna me ekspert me përvojë, mundësi për punë duke krijuar zgjidhje të reja, hulumtimin e punëve të reja dhe realizimin e tyre. Rruga drejt suksesit udhëhiqet nga idetë, rezultatet dhe respekti i ndërsjellë, por jo edhe nga hierarkia. Fjala praktikant është diçka është shkruhet në një copë letre, e që plotësisht do të bindeni kur do të hyni në takimin tuaj të parë dhe do t’i merrni detyrat e para të punës. Keni besim në vetvete dhe filloni ta ndërtoni rrugën tuaj.

#Makeithappen!

Придружи се на А1 тимот.

Пребарај позиции