Home » Të punosh në A1

Mënyra e A1.
We make it happen!

Si? Përmes përkushtimit, përvojës dhe inovacioneve të ekipeve tona. Idetë, rezultatet dhe respekti i ndërsjellë janë të rëndësishme për ne e jo hierarika. Arsyeja duhet ta ketë fjalën e fundit e jo statusi.

Njerëzit dhe kultura

Të gjithë të punësuarit në A1 përfitojnë nga mundësitë e mësimit dhe zhvillimit – Ajo na ndihmon në karierat tona të ardhshme dhe nënkupton se po përsosemi në shkathtësitë dhe besimin ndaj ndryshimeve të kërkesave të klientëve dhe të përshtatemi ndaj ambienteve të reja dhe sfiduese të biznesit.

Inovacionet kërkojnë kuriozitet dhe guxim. Por edhe shkathtësi!

Ne i bashkojmë njerëzit kudoqofshin, duke shfrytëzuar teknologjitë bashkëkohore dhe shërbimet e mençura, si dhe duke kërkuar vazhdimisht teknologji efektive energjetike në dobi të klientëve tanë, shoqërisë si dhe ambientit. Projektet shpeshherë dijnë të marrin kahje tjetër nga ajo që fillimisht pritet. Për këtë arsye ne jemi të hapur për ide të reja, për të parë gabimet si një mundësi për të mësuar dhe t’u ofruar liri punëtorëve tanë duke i sfiduar për punë ekipore. Kjo na mundëson që të reagojmë shpejtë ndaj zhvillimeve të reja.

“Shkathtësia nuk është strategji ose strukturë, por është në mënyrë e të menduarit dhe vepruarit”

Puna ekipore funksionon.

E ardhmja është digjitale, e kjo ardhmëri digjitale është ajo për të cilën i bëjmë gati klientët tanë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mundësitë e ndryshme të talentëve, perspektivës dhe kulturës që është prezente në ekipin tonë të A1.

Jo vetëm që është më e lehtë për të arritur rezultate kur punojmë së bashku, por kur u gëzohemi atyre është shumë argëtuese! Madje nuk duhet të kufizohemi vetëm në ekipet tona! Ka shumë mundësi interaktive me kolegët nga departamentet ose ekipet e tjera, ku këto raste janë po aq sa edhe ekipet e ndryshme. Një herë në vit ekipi ka mundësi që të paraqitet për të dëshmuar frymën e tyre ekipore. Kjo është mënyra se si fryma ekipore e A1 dukej vitin e kaluar gjatë A1 sfidës ekipore: